Lajme

Aksident në Velipojë, makina përplas këmbësorin për vdekje

Një 40-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Velipojë. Viktima, Bujar Bujaj ishte duke ecur teksa u përplas nga një automjet. Edhe pse u dërgua në spital ai nuk mundi të mbijetojë.

“Rreth orës 18:50 të së enjtes, u njoftuam se në plazh Velipojë, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin M. L. banues në Velipojë, ka aksidentuar me pasoje vdekje shtetasin B. B. vjeç 40, banues Velipoje. Drejtuesi i mjetit u shoqëru për në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme”, njofton policia. Një grup hetimor është ngritur për të zbuluar më shumë rreth aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë