Lajme

Drogë dhe arsenal armësh, arrestohet 45-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kir”, gjatë të cilit janë sekuestruar lëndë narkotike, armë, radio marrëse-dhënëse. Po ashtu u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit K.Gj., 45 vjeç, nga fshati Kir.

Arrestimi i tij u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:- 4.5 kg kanabis;- 2 armë zjarri automatike;- 19 kapsolla per lende plasëse;- 10 metër fitil zjarrpërcjellës;- 10 krehera; – 77 fishekë;- 2 radio marrëse e dhënëse.

Policia e Shkodrës sqaron gjithashtu se vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/643987146021316/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë