Jete & Stil

Fobitë më të çuditshme

Fjala ‘fobi’ e ka origjininën nga greqishtja, phobos qe do te thotë frikë. Fobia është një gjendje psikologjike, një lloj ankthi i shkaktuar nga frika ndaj një objekti apo situate te caktuar. Personat qe vuajnë nga fobitë, fillojnë te nervozohen, kane rrahje te forta te zemrës, vështirësi ne frymëmarrje madje bëhen edhe irracionale.

Ekzistojnë tri kategori të fobive: agorofogia, fobia sociale dhe fobia specifike.

Agorofobia është frika nga vendet publike, ndërkaq fobia sociale frikë nga njerëzit dhe situatat sociale.

Fobi specifike … janë ato si p.sh. kur themi: specifike. Shfaqen kur personi u frikësohet në mënyrë irracionale vendeve, objekteve apo situatave, siç janë frika nga udhëtimi me aeroplan (aviophobia) apo frika nga bisedimet publike (glossophobia).

Këto fobi shpesh zhvillohen derisa jemi fëmijë dhe konsiderohet se janë shkaktuar nga ngjarjet traumatike, kimia në tru dhe sjellja të cilën e kemi mësuar nga prindërit.

Të gjithëve na janë të njohura “fobi specifike”, siç janë frika nga lartësia, frika nga kafshët… por ekzistojnë edhe disa ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë, por megjithatë disa njerëz kanë frikë irracionale edhe nga objektet dhe ngjarjeve më të zakonshme

Këto janë fobitë më të çuditshme:

  1. Peladophobia – Frika nga njerëzit qerosë
    2. Pogonophobia – Frika nga mjekra
    3. Defecaloesiophobia – Frika nga “nevoja e madhe”
    4. Alliumphobia –Frika nga hudhrat
    5. Anablephobia – Frika nga shikimi lart
    6. Eisoptrophobia – Frika nga pasqyra apo shikimi në pasqyrë
    7. Chrometophobia – Frika nga paratë
    8. Pentheraphobia – Frika nga vjehrra 
    (me siguri më shpesh seç mendoni)
  2. Arithmophobia – Frika nga numrat
    10. Phronemophobia – Frika nga të menduarit
    11. Cacophobia – Frika nga e keqja
    12. Pteronophobia – Frika nga gudulisja me pendël
    13. Ergophobia – Frika nga puna
    14. Anuptaphobia – Frika të jeni pa partner/partnere
    Human sitting silhouette in back-lit in tunnel exit
    15. Cyberphobia – Frika nga kompjuteri
    16. Dutchphobia – Frika nga njerëzit e Holandës
    17. Ephebiphobia – Frika nga tinejxherët
    18. Gymnophobia – Frika nga lakuriqësia
    19. Hobophobia – Frika nga të pastrehët
    20. Kathisophobia – Frika nga të qëndruarit ulur
    21. Leukophobia – Frika nga ngjyra e bardhë
    fobia333
    22. Mnemophobia – Frika nga të kujtuarit
    23. Novercaphobia – Frika nga njerka
    24. Octophobia – Frika nga numri 8 (çfarëdo që lidhet me këto numër)
    25. Rectophobia – Frika nga sëmundjet rektale
    26. Somniphobia – Frika nga gjumi
    27. Sesquipedalophobia – Frika nga fjalët e gjata
    28. Symmetrophobia – Frika nga simetria
    29. Asymmetriphobia – Frika nga asimetria
    30. Xerophobia – Frika nga thatësia
    fobia2222
    31. Euphobia –Frika nga lajmet e mira
    32. Dendrophobia – Frika nga pemët (drunjtë)
    33. Heliophobia – Frika nga Dielli
    34. Anthrophobia – Frika nga lulet
    35. Hidrophobia – Frika nga uji
    36. Papyrophobia – Frika nga letra
    37. Consecotaleophobia – Frika nga shkopinjtë kinezë për të ngrënë ushqime
    38. Hexakosioihexekontahexaphobia – Frika nga numri “666”
  3. Emetophobia – Frika na të vjellat
    40. Osmophobia – Frika nga aromat
    41. Tetraphobia – Frika nga numri 4
    42. Acerophobia – Frika nga shijet
    43. Agyrophobia – Frika nga të kaluarit e rrugës
  4. Amnesiphobia – Frika nga amnezia
    45. Ataxophobia – Frika nga parregullsitë
    46. Aulophobia – Frika nga flauti
    47. Athazagoraphobia – Frika se do të jeni i harruar
    48. Arachibutyrophobia –Frika nga yndyra e kikirikëve kur ju ngjitet për buzë
    49. Anthropophobia – Frika nga njerëzit
    50. Phobophobia – Frika nga zhvillimi i fobies

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë