Pas dhunës në protestën e opozitës, ku nuk u shmangën edhe dëmet në disa mjedise publike, ka ardhur reagimi i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Velaj shkruan se ky lloj ekskursioni dhune nuk është i denjë për Tiranën. Djegien e disa zbukurimeve për festimet e Ditës së Verës që janë shtyrë për nesër dhe dëmtimet e disa kazanëve, Veliaj i quan bulizëm primitiv që janë të papranueshme për Tiranën.
Gjithsesi Veliaj nënvizon në reagimin e tij se të gjitha dëmet do të rikuperohen në kohë rekord për ta bërë kryeqytetin gati për festimet e planifikuara për nesër. Kryebashkiaku i Tiranës shkuan se qyteti do të jetë gati për të pritur festimet me qytetarët e vërtetë.
Postimi i Erion Velaj në facebook:
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




