Si në të gjitha protestat e mëparshme, protesta e Opozitës u mbyllur me fjalimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë blu. Protesta e sotme regjistroi disa akte të dhunshme. Në fillim disa shtyrje me policinë e sende të forta që u hodhën drejt kryeministrisë dhe më pas dhuna precipitoi te Kuvendi, aty ku u hodhën gurë, shashka dhe sende të tjera të forta në drejtim të Policisë. Kjo e fundit u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për t’i shpërndarë protestuesit e dhunshëm që tentuan të futen në ambientet e brendshme të Kuvendit.
Fotot më sipër tregojnë se çfarë mbeti pas protestës. Pllaka të shkulura nga rrugët, kazanë mbeturinash të shkatërruar dhe rrethimi i parlamentit i dëmtuar, janë vetëm disa nga dëmet që mund të konstatohen pak minuta pas kësaj proteste. Përveç kësaj edhe mbetjet e protestës, pankartat me parullat që mbanin në duar protestuesit tashmë kanë mbetur rrugëve. Punonjësit e bashkisë nisën pastrimin menjëherë duhet të përfundojë sa më shpejt, për më tepër që nesër kryeqyteti duhet të bëhet gati për festimet e Ditës së Verës, që u shtynë nga kryebashkiaku Veliaj për shkak të motit të keq më datë 14 mars.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.














