Lajme

Vetëvaret në burgun e Beratit i dënuari 38-vjeçar

Një i dënuar është gjetur të mërkurën në çaste kritike për jetën nga gardianët e burgut të Beratit. Mësohet se 38-vjeçari Bujar Murati ka varur veten me litar në qelinë e tij.

38-vjeçari nga fshati Lybeshë, i rrethit të Poliçanit vuante prej disa muajsh dënimin në IEPV-në e Beratit. Ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit dhe më pas në gjendje kome është nisur për në Tiranë.

Gjithashtu mësohet se 38-vjeçari është xhaxhai i Ariela Muratit, studentes që u vra nga i dashuri i saj pranë fakulteti të Mjekësisë në Tiranë rreth 1 vit më parë nga Aldison Belulaj.

Ende nuk dihet shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje të rëndë që u mbajt e fshehtë nga institucioni i Burgut të Beratit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë