Me tone dhe fjalët tejet të përzemërta, kryeministri Edi Rama ka pritur homologun maqedonas Zoran Zaev gjatë vizitës së sotme. Pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura mes dy delegacioneve qeveritare, dy kryeministrat Rama dhe Zaev dolën përpara medias për të dhënë disa nga pikat që kanë rëndë dakord dhe pse nuk folën më tej në detaje.
“I dashur Zoran, shumë faleminderit për praninë tënde në Tiranë, shumë faleminderit miqve që kanë ardhur bashkë me ty, dua të shpreh besimin e madh se prej këtij bashkëpunimi ne mësojmë shumë dhe mësimet do të na vlejnë më shumë edhe në të ardhmen”, iu drejtua kryeministri Rama. Ndërsa nuk kanë munguar vlerësimet në adresë të tij Zaev si një lider largpamës dhe me një kurajo të pazakontë zbatoi Marrëveshjen e Ohrit, miratoi ligjin për përdorimin e dy gjuhëve. “Ju si largpamës çelët rrugët e një harmonie të jashtëzakonshme mes shqiptarëve dhe maqedonasve, për ne seanca e Kuvendit tuaj kur u fol shqip ishte simbolike, ishte moment historik. Vazhdojmë të kemi qëndrimin se integriteti dhe stabiliteti i Maqedonisë së Veriut është interes strategjik i vendit tonë”, theksoi Rama duke shtuar se mes dy shtetet nuk shihen si fqinjë, por si miq.
“I dashur Edi, më lejoni që në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, mikut tonë të Republikës t’ju falënderojmë se ishit një ndër vendet e para që ratifikuat protokollin e NATO-s . Kjo dha një mesazh të rëndësishëm miqësor, presim brenda vitit Maqedonia e Veriut presim që të jetë anëtar i 30-të i NATO-s”, theksoi Zaev.
Pas këtyre fjalimeve përshëndetëse, Zaev është përballur me pyetjen se si e sheh skenarin e sotëm të opozitës shqiptare, nëse ai është i njëjti me atë maqedonas, kur ai ishte lider i opozitës. “Siç e thashë ne ishim opozitë para 21 muajsh, kam nderin që të jem kryeministër i vendit tim nuk është e largët për të kujtuar dhe të bëjmë paralele me vendin, tonë ne jemi si miq këtu. Dua të potencoj në kohën kur unë isha në opozitë, raportet e DASH dhe të BE-së flisnin për një regjim hibrid në Maqedoninë e Veriut. Asaj kohe kur flisja me Hahn apo me Mogherini, dhe me shefin BE-së lusja që për vendin tim ti jepej një datë për bisedimeve pa dallim për konfrontimet për vendin mes partive. Asnjëherë s’kam treguar para vendeve të BE se jemi kundër bisedimeve me ta. Unë e kuptoj opozitën, duhet të kemi kujdesin tonë ndaj shtetit dhe prandaj në emër te saj i mik i Republikës së Shqipërisë dëshiroj shumë të mirat për këtë vend miqësor. Çdokush ka të drejtën e demonstratave, është mjet i demokracisë, por duhet të kemi kujdes. Përvoja na dëshmoi se dialogu mes pushtetit dhe opozitës siguron rrugën para për shtetin, kjo është rruga nga e cila duhet të ecin para të gjitha shtetet e Ballkanit. Ne jemi miq të të gjithë shqiptarëve dhe dëshirojmë vetëm të mira për të gjithë ju. Pas takimit me kryeministrin Rama jemi gati të thellojmë bashkëpunimin”,- tha Zaev gjatë konferencës.
Ndërsa kryeministri Rama është pyetur për ndikimin rus në Ballkan, duke shprehur se ajo është e ditur se ku shtet nuk e do integrimin e Ballkanit në Bashkimin Europian. “Rusia bnuk është vend tifoz i zgjerimit të BE-së, i BE dhe natyrshëm s’mund të ketë interes për ecurinë e integrimit të BE, kjo dihet, nuk është sekret. Ne kemi një axhendë kombëtare, kryefajala është të bashkohemi me familjen europiane, sa herë kjo axhendë cenohet atëherë kush nuk është tifoz i Europës, i BE, i integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor padiskutim sheh si një oportunitet”, theksoi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




