Politike

Opozita e re, një tjetër kandidat i LSI merr mandatin e deputetit

Nimet Musai është kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Fierit që ka pranuar marrjen e mandatit të deputetit. Sipas burimeve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mësohet se Musai ka dorëzuar formularin e Dekriminalizimit, pas thirrjes së institucioni bëri në adresë të kandidatëve të listës shumemërore.
Kandidati i LSI-së është i renditur i katërti në listën e qarkut e Fierit. Më herët ai ka qenë edhe kryetar i grupit të këshilltarëve të LSI-së në bashkinë e Fierit. Musai, vjen si përfaqësues i komunitetit çam, pasi edhe më parë ai ka qenë përfaqësues PDIU apo i Lëvizjes Çame.
Pas refuzimit për marrjen e mandatit nga ana e Erisa Xhixhos, si dhe të disa kandidatëve të tjerë të LSI-së dhe të PD-së, KQZ-ja iu drejtua kandidatëve të tjerë që janë në listën e fituesve, sipas rendit kronologjik.
Afati i paraqitjes së formularit të Dekriminalizimit pranë KQZ ka kandidatët është 10 ditor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë