Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në masivin pyjor të Ishmit në Durrës. Flakët përhapen me shpejtësi për shkak edhe të erës së fortë, ndërsa terreni i vështirë e pamundëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve. Zjarri ka rënë rreth dy kilometra larg nga rruga kryesore që të çon në Gjirin e Lalzit.
Në vendin e ngjarjes ndodhet shërbimi zjarrfikës që po përpiqet të vendosë nën kontroll flakët. Nuk dihen shkaqet, ndërsa për momentin nuk ka rrezik për banesa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




