Politike

Ralf Gjoni i LSI kërkon mandatin. KQZ nis raundin e dytë të kontaktimeve

Një tjetër kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dorëzuar sot në KQZ formularin e dekriminalizimit, duke kërkuar të marrë kështu mandatin e deputetit. Bëhet fjalë për kandidatin e LSI-së, Ralf Gjoni në Qarkun e Tiranës.
Ai ka qenë i 11-ti në listë, ndërkohë që pas dorëheqjes së deputetëve të LSI-së, ai kërkon të përfitojë mandatin e deputetit.
Ndërkohë, Alban Zeneli nga lista e Partisë Demokratike është zgjedhur sot nga KQZ-ja për të zëvendësuar Flamur Nokën si deputet në Qarkun e Kukësit. Pak ditë më parë, Zeneli dorëzoi formularin e dekriminalizimit në KQZ, duke shprehur vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit. Në KQZ ka pasur edhe diskutime mbi rastin e Alban Zenelit, pasi renditej tek ata kandidatë që kanë ndryshuar mendje, pasi ai fillimisht ka firmosur lënien e mandatit.
Po ashtu është zgjedhur nga KQZ-ja, Ligoraq Karamelo, që ndodhej në listë nën siglën e PBDNJ, duke zëvendësuar ish-deputetin Ervin Salianji.
Afati që kandidatët pasues kanë pasur për të paraqitur formularin e dekriminalizimit në KQZ ka qenë 10-ditor, por nuk është respektuar nga kandidatët, gjë që e bën KQZ-në të shpallë moszgjedhshmërinë e këtyre kandidatëve dhe të vijojë me të tjerë në listë.
Të skualifikuar nga gara janë: Taulant Zeneli, Sindi Daiu, Erisa Xhixho, Nada Krypa, Elizabeta Kurti, Denisa Vata, Dritan Hylli, Mirela Dragoni Tabaku, Matilda Qurku, Gerti Bogdani, Barbara Doda, Ina Haxhija, Sokol Dervishaj, Arben Ristani.

Ndërkohë, kandidatët që kontaktohen nga KQZ për raundin e dytë janë: Fuat Haxhiymeri, Blendi Sulaj, Flamur Hoxha, Fatbardh Plaku (PD Tiranë).
Zamira Mernica PD (Lezhë).
Arben Elezi, Fitimtar Zekthi, Blendi Himci PD (Elbasan).
Agron Qoku PD (Dibër).
Adriatik Alimadhi, Hariz Mema PD (Vlorë).

Marsela Ahmetaj LSI (Fier).
Enada Koçiraj LSI (Vlorë).
Amra Barova LSI (Shkodër).


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë