Lajme

Prokuroria dorëzon në gjykatë dosjen për ish-ministrin Tahiri

Prokuroria ka dorëzuar dosjen ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri në gjykatë, ndërsa ditën e mërkurë pritet të hidhet shorti për gjyqtarin paraprak.

Mësohet se dosja përbëhet nga 50 fashikuj dhe brenda këtyre 10 ditëve, gjykata do të marrë në shqyrtim dosjen dhe të dalë me një vendim.

Më herët, avokati i Tahirit, është shprehur se do të kërkojnë pushimin e çështjes, me pretendimin se akuza nuk ka prova për akuzat e ngritura. Gjykata i kishte lënë kohë prokurorisë deri në 10 mars, afat i cili u mbyll dje.

Ish-ministri është nwn hetim për dy akuza, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorw.

Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.

Prokuroria ka zgjatur tre herw hetimet për Tahirin në pritje të letër porosive nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi për të vërtetuar akuzat ndaj ish ministrit.

Ish-ministri u hetua në masën detyrim paraqitjeje pas heqjes së masës arrest shtëpie nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Gjithashtu ish-ministrit iu kthye edhe pasaporta, e cila ishte bllokuar me vendim gjykate.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë