Teksa qentë lehin ne vazhdojmë të ecim para, ka qenë i vetmi koment i kryeministrit Edi Rama në prezantimin e projekteve për qarkun e Beratit. Ai u fokusua tek punësimi, ku tha se synimi për këtë vit është që nga Zyrat e Punësimit të kemi 25 mijë të punësuar të rinj.
“Kush hyn në punë me një rrogë të vogël pa ditur asgjë dhe merr trajnim për të filluar punë kanë gjithënj mundësinë që të rriten. Objektivi final është 25 mijë këtë vit që do të jetë reuzltat i zyrave të punës pa llogaritur se sa mund të futen të tjerë në punë jashtë këtij sistemi. Ky është procesi dhe Berati ka nevojë për punë. Beteja është të rrisim rrogat, cilësinë e vendeve të punës, po si mund të ndodhë kjo? Vetëm duke rritur ekonominë dhe do e rrisim duke fuqizuar burimet e rritjes dhe një nga burimet kryesore është turizmi”, tha Rama.
Ai foli për agroturizmin, si një nga projektet më shpresëdhënëse për rritje të ekonomisë.
“Ne do të mbështesim që tani me fondin e parë, ka jnë mbështetje për agroturizmin, të gjitha ato familje që do të kërkojnë mbështetje financiare për të bërë regullime, zgjerime për të rritur numrin e dhomave në dispozicion dhe duk investuar në fermat e tyre. Nuk është më nevoja që t’i që je në atë zonë të marrësh rrugën për të bërë një punë në një fabrikë afër qytetit nga e cila nuk i merr kurrë ato që mund të marrësh duke mos lëvizur fare nga shtëpia dhe e cila krijon një mundësi zinxhir pasi përfshin në aktivitetin tënd dhe të tjerët rreth e rrotull”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.