Një 50-vjeçar shqiptar është bërë lajm i ditës në Itali në kronikat e lajmeve për një gabim të kryer nga ai teksa udhëtonte në një nga autostradat me fluks të lartë qarkullimi në Genova.
Videoja që është publikuar nga policia, është bërë virale në internet. Shqiptari ishte në timonin e makinës, kur kuptoi se ishte në rrugën e gabuar për të shkuar në destinacion, por në tentativë për t’u kthyer pas bën një gafë duke u futur kundravajtje në autostradë.
Gabimi mund t’i kishte kushtuar edhe jetën, por fatmirësisht 50-vjeçari e kuptoi shpejt se po ecte në korsinë e gabuar dhe kahun e kundërt me makinat që vinin përballë tij. I ndihmuar edhe nga policia, ai është ndaluar, por më pas iu bllokua patenta dhe makina.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




