Policia e Durrësit ka arrestuar një 19-vjeçar, me inicialet L.D.,i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në pesë banesa të ndryshme.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës , ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, bazuar në provat e grumbulluara nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë.
Si rezultat i hetimeve të kryera, në kuadër të operacionit “Periferia”, policia dyshon se ky shtetas ka kryer në periferi të qytetit të Durrësit kryesisht gjatë orëve të natës pesë vjedhje banesash , konkretisht:
Gjatë muajit dhjetor 2018 , janar dhe shkurt 2019, në lagjen nr 14 Durrës ka vjedhur me thyerje 5 banesa, ku ka marrë varese floriri, televizorë, fshesë me korent, aparate celular, rroba, tapete e sende të tjera. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në ngarkim të shtetasit L.D., për veprën penale ” Vjedhja”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




