Lajme

Krujë, regjistrohen 4 vatra zjarri pranë disa banesave

Katër vatra zjarri kanë shpërthyer në rrethin e Krujës pasditen e sotme. Një vatër ka shpërthyer në fshatin Barkanesh, ndërsa 3 të tjera në fshatin Bushnesh.

Zjarrfikëset e Krujës kanë shkuar në vendngjarje dhe fillimisht janë përqendruar në izolimin dhe shuarjen e një vatre të madhe zjarri në afërsi të disa banesave në Bushnesh, e cila paraqiste rrezik për to.

Ndonëse në një terren fushor, zjarrfikëset janë detyruar që në dy vatrat e tjera të ndërhynin në këmbë me fikëse shpine për të neutralizuar zjarret, pasi nuk kishte asnjë rrugë ku zjarrfikësja të arrinte vatrën e zjarrit.  Zjarret janë të qëllimshëm sipas specialistëve zjarrfikës…

Është për t’u cilësuar se në Barkanesh terreni është tërësisht malor dhe i pa përshkuëshem nga automjetet. Zjarret ndihmohen nga erërat e forta që fryjnë nga veriu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë