Lajme

Global Finance: Shqipëria vendi më i pasigurtë në rajon

Sipas një studimi të fundit nga Global Finance, një revistë financiare, tregon se Shqipëria është vendi më i pasigurtë në të gjithë rajonin. Analiza është bërë sa i përket sigurisë së përditshme, fatkeqësive natyrore, trazirave, konflikteve apo luftërave. Nga 128 shtete që u studiuan Shqipëria doli në vendin e 69, me shkallët më të ulëta krahasuar me vendet fqinje. Ndërsa vendet pasuese në rajon janë Bosnja në vendin e 56, Serbia në vendin e 58, Maqedonia në vendin e 59.
Rezultati i sigurisë përmbledh indekset nga rreziqe, duke paraqitur kështu një pamje gjithëpërfshirëse të sigurisë për secilin vend, duke marrë të dhënat nga Forumi Ekonomik Botëror dhe Instituti Botëror për Paqe.


Në rang global vendet më pak të sigurta u renditën Filipinet për shkak se kishin rezultate të dobëta, ndërsa Jemeni u cilësua një nga vendet më të pasigurt për shkak të luftës dhe urisë. Gjithashtu, të dhënat treguan se 16 nga 20 vendet e para më të sigurta janë ato Europiane. Përgjithësisht vendet e pasigurta janë ato, me ekonomi të dobët ose që kanë të mirë organizuar kartelet e krimit dhe të drogës, por ekspertët tregojnë se në thelb, këta dy faktorë janë më të kontrollueshëm sesa rreziku nga fatkeqësia natyrore.
Një ndër vendet më demokratike në botë siç është SHBA u rendit pas Europës, pasi vitet e fundit është rritur ndjeshëm krimi, duke bërë që të ulet siguria personale. Gjithashtu vendet janë tepër të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore për shkak të peizazhit gjeografik. Por, SHBA nuk është e vetmja e cila është tepër e zhvilluar ekonomikisht dhe e pasigurt. Gjithashtu, edhe Japonia e cila renditet në vendin e 43, për të njëjtat shkaqe si SHBA u cilësua një ndër vendet më të pasigurta. Të dhëna befasuese ishin edhe për Rusinë që renditej në vendin 108 dhe Ukrainën në vendin 116. Rusia gjithë kohës ka pasur prevalencë të lartë për sa i përket krimit dhe kërcënimit ndaj paqes, gjithashtu, edhe rënie ekonomike, ndërsa Ukraina u cilësua e pasigurtë për shkak të problemeve ekonomike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë