Lajme

Mazhoranca voton strukturat organizative të KLGJ dhe KLP

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 72 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim vetëm me votat e mazhorancës, projektligjin për krijimin e strukturave organizative të Këshillit të Lartë dhë Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Deputetët kanë votuar në unison dhe më pas kanë duatrokitur vendimin e tyre, ndërkohë që jashtë sallës së Parlamentit opozita protestonte mes tymit, flakës dhe gazit lotsjellës të lëshuar nga policia për të zmbrapsur manifestuesit.

Kështu në organin më të lartë qeverisës të akuzës numri i punonjësve do të jetë 65, megjithëse vetë KLP kishte kërkuar 75 vetë.

Po ashtu edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor numri i personelit shkoi në 125 nga 144 që kishin kërkuar vetë krerët e këtij institucioni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë