Një sherr me dy adoleshentëve në Durrës për pak sa nuk ka marrë përmasa tragjike. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme, në lagjen 17 të qytetit bregdetar.
Një adoleshent me iniciale K.Ç., 14-vjeç, ka mbetur i plagosur pas sherrit me një bashkëmoshatar. Mësohet se adoleshentët ishin nxënës të një shkolle 9-vjeçare. I lënduari ka marrë dëmtime afër shtyllës kurrizore dhe pas ndihmës së parë në spitalin rajonal të Durrësit, është dërguar në QSUT në kryeqyret për mjekim më të specializuar.
Policia po punon pëtr zbardhjen e ngjarjes, ndërsa është bërë e mundur kapja e autorit të dyshuar, S.K., 16-vjeç.
Materialet për S.K., i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalllës së Parë për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




