Lajme

Mjeku goditet me tullë në fytyrë, ndërhyri për të shuar një sherr

Një mjek është goditur me tullë pasditen e sotme në spitalin e Durrësit. Sipas burimeve policore, mjeku u godit teksa kishte ndërhyrë për të ndarë dy persona të dehur që po ziheshin.

Dy të dehurit mësohet se u konfliktuan në urgjencën e spitalit dhe mjeku i turnit është përpjekur t’i ndajë, por njëri prej tyre e ka goditur me tullë në fytyrë.

Mjeku ka merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet, ndërsa dy personat janë shoqëruar në Komisariat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë