Lajme

Gjermania kundër djegies së mandateve: Opozita ka gabuar

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, e quan të gabuar djegien e mandateve parlamentare të deputetëve të opozitës.

Në një prononcim për Deutsche Welle-n mbrëmë në Berlin, Ministria e Punëve të Jashtme shprehet se “platforma e duhur për zgjidhjen e konflikteve politike është Parlamenti.”

“Po i ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet aktuale politike në Tiranë. Bojkotimin e Parlamentit dhe në veçanti dorëheqjen e deputetëve e konsiderojmë të gabuar. Platforma e duhur për të zgjidhur konfliktet politike është Kuvendi. Ngecja në vend nuk është opsion për Shqipërinë e sidomos kur Shqipëria është në pritje të vendimit të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit”, thuhet në deklaratë.

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Suzane Shutz ka mbajtur të njëjtin qëndrim, ku përveç ftesës për dialog mes opozitës dhe mazhorancës, bëri thirrje që të shmanget çdo formë e dhunës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë