Lajme

Grida Duma tregon “kurthin” e Ramës ndaj protestuesve

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka akuzuar kryeministrin Rama se ka tentuar të provokojë protestuesit në kohën kur këta të fundit u zhvendosën nga sheshi para Parlamentit drejt Kryesisë së Kuvendit.

Në një status në “Fb”, Duma thotë se bëhet fjalë për një skenar të pasukseshëm nga ana e kryeministrrit që kishte si qëllim provokimin e turmës dhe nxitjen e dhunës.

“Vetëm një pjesë e protestuesve ishin dëshmitarë të kurthit të dëshpëruar të Ramës për të vjedhur protagonizmin e protestës. Pikërisht kur protestuesit po i afroheshin kryeministrise duke ardhur nga godina e parlamentit shikohet nje vark makinash policie eskortë në pritje në oborrin e kryeministrisë, – deklaron Duma. – Kur protestuesit afrohen vargu i makinave të policisë lëvizën ngadalē duke dhënë përshtypjen se eskorta e Ramës po e shoqëronte. Eskorta doli nga oborri i pasëm i kryeministrisë pikërisht kur turma e madhe e protestuesve po afroheshin më shumë”.

Sipas saj, “për të provokuar edhe më tepër turmën disa gardistë vraponin afër makinave duke inskenuar sikur frikësoheshin për sigurinē e kryeministrit, e gjitha për të tërhequr turmën në kurth reagimi të skajshëm. E me siguri nëse protestuesit do kishin reaguar, do derdhej një lumë titujsh e lajmesh se si shpëtoi Rama nga agresioni për jetën. Një pjesë e turmës e ndoqi eskortën me thirrje përçmuese, e kur makinat u larguan, protestuesit mes tyre thonin, “iku, iku, iku si hajdut”.

Ajo theksoi se protestuesit nuk ranë pre e këtij kurthi pasi ata janë mbrojtës të dinjitetit të vërtetë të shqiptarëve.

“Episodi i vogël i eskortës që shoqëronte makinën bosh, i yshtur nga tentacioni i përhershëm i Ramës, për të vjedhur protagonizmin, është vula e madhe e qeverisjes me skenarë teatralë. Çdonjëri nga protestuesit është një mbrojtës i dinjitetit të vërtetë të shqiptarëve. Edhe atëherë kur i akuzojnë dhe mbajnë mbi shpatulla gjykime si “të dhunshëm” janë në misionin e plotë për të shpalosur të vërtetën”.

https://www.facebook.com/grida.duma/posts/1230830303749278

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë