Eurodeputeti austriak Johannes Swoboda ka shprehur qëndrimin e tij kundër dhunës gjatë protestës së opozitës të shtunën e shkuar.
Në një status në profiling e tij në “Facebook”, ai tha se partitë opozitare duhet t’i kthehen dialogut institucional.
“Ajo çfarë Shqipëria ka nevojë është një bashkëpunim konstruktiv ndërmjet qeverisë dhe opozitës në mënyrë që të shtrojë rrugën drejt BE-së. Gjithashtu paqja është e rëndësishme renda shteteve të Ballkani dhe jo vetëm mes tyre. Opozita në Shqipëri duhet që ti rikthehet dialogut”, ishte mesazhi i Swoboda-s.

Ndërkohë, ditën e sotme, opozita ka dorëzuar mandatet parlamentare në Kryesinë e Kuvendit, ku të parët ishin kreu I PS-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




