Policia e Tepelenës ka vënë në pranga Roland Milon, autorin e dyshuar të vrasjes së mikut të tij, Sokol Rama.
Milo është bashkëpunëtor dhe i dyshuar për përfshirjen e 32-vjeçarit në trafikun e lëndëve narkotike. Sokol Rama u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në makinë në zonën e Malëshovës, në vendin e quajtur “Përroi i Thellë”. Trupi i 32-vjeçarit u gjet i vrarë pas 2 javësh nga momenti kur ishte shpallur i zhdukur nga familjarët.
Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake nga grupi hetimor, dyshohet se i riu është vrarë me armë zjarri.
Babai i dy fëmijëve, u denoncua i zhdukur në polici nga i ati, ndërkohë që rezultonte i dënuar më parë për vjedhje dhe me precedentë penalë.
Dyshohet se vrasja e tij mund të ketë lidhje me trafikun e drogës, ku mendohet se merrej me transportin e lëndës narkotike, ndërkohë që kishte humbur gjurmët qysh prej datës 6 shkurt.
Ndërsa Milo, rreth 40 vjeç, nga fshati Miçan i Frashërit në Përmet punonte aktualisht si shofer i administratorit të Frashërit. Pista kryesore për të cilën po heton policia është prishja e pazareve të drogës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




