Lajme

Gazi lotsjellës në protestë, ish-ministri i Brendshëm: Krim njerëzor

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka deklaruar se përdorimi i lëndës kimike LHL dhe gazit lotsjellës në protestën e opozitës, konsiderohet krim kunër njerëzimit.

Në një status në “Facebook”, Demiraj thotë se një helmim të tillë ndaj populliit të tij e kanë bërë vetëm diktatorë si Sadami apo Gedafi.

“Helmimin e popullit të tij gjatë një proteste civile dhe demokratike e ka bërë vetëm Sadam Huseini, Ali kimiku, Gadafi, etj dhe fundi i tyre dihet. Turp për policinë dhe komandantin e Gardës së Republikës që zbatojnë urdhra të paligjshëm, pasi përdorimi i LHL dhe gazit lotsjellës në këto përmasa dhe me këtë përmbajtje konsiderohet krim kundër njerëzimit, – shkruan Demiraj. – Pas kanabizimit, trafikut të tmerrshëm të drogës dhe pëëfshirjes në të, të të gjitha niveleve të policisë, ministria e Brendshme do të mbajë përgjegjësi dhe për këtë shkelje të së drejtës themeltare së qytetarëve”.

Demiraj i bën thirrje kryeministrit Rama që të largohet sa më paarë nga pushteti, pasi e ka vjedhur dhe tallur popullin e tij.

Ministri i Brendshem, Dritan Demiraj, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se policet qe do bejne fushate do denohen me burg. Kjo deklarate e Demirajt vjen pas thirrjes qe Kryeministri, Edi Rama i ben punonjesve te policise qe pas orarit te punes te angazhohen per te mbledhur vota per Partine Socialiste. /r/n/r/nInterior Minister Dritan Demiraj, speaks during a press conference where reacting about the statements of Prime Minister Edi Rama calling on police officers after the working hours to engage in gathering votes for the Socialist Party.

“Kjo qeveri e jashtëligjshme, e kapur me qindra herë në flagrancë ka rënë që në vitin 2017 që kur shumica e vendeve në parlament janë vjedhur. E kemi faktuar me prova dhe dokumente, me emra dhe shifra në atë kohë që policia drejtohej nga drejtori i drogës. Me popullin që e ke tallur, shtypur, vjedhur dhe përdhunuar nuk ja del dot as ti dhe shërbëtoret tuaj. Largohu sa më parë”, – vijoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë