Lajme

U fotografua në protestë, shoqërohet në polici Florenc Hoxha

Pak orë pas protestës së dhunshme para kryeministrisë, shoqërohet në polici ish-kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha. Shoqërimi i tij është bërë pas kontrollit që uniformat blu kanë ushtruar në banesën e Hoxhës.

Mësohet se Hoxha po hetohet lidhur me protestën e sotme të opozitës para Kryeministrisë, ku Florenc Hoxha është fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë.

Policia e Prokuroria po verifikojnë rolin e Florenc Hoxhës në incidentet e ndodhura në protestë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë