Lajme

Greqi, sekuestrohen 6 kg heroinë, në pranga trafikuesi me origjinë shqiptare

Roja Bregdetare greke në portin e Igumenicës ka sekuestruar 6 kg heroinë të pastër dhe ka vënë në pranga një shtetas spanjoll me origjinë shqiptare. 38 vjecari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e kishte fshehur lëndën narkotike në parafangon e automjetit tip Benz Mercedes me targa shqiptare.

Lënda narkotike e ndarë në 14 pako dyshohewt se ishte montuar në Fier, në parafangon e automjetit.

Lënda narkotike nga Greqia do të kishte destinacion final Italinë.

Policia greke sekuestroi lëndën narkotike, automjetin dhe dy telefonë celularë të 38 vjecarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë