Lajme

Dhuna, Basha: Hapja e kordonit të policisë, skenar i Ramës

Garancia e vakët e dhënë nga udhëheqësit e opozitës se nuk do të ketë dhunë dhe ajo e kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këllicci, i cili tha se të rinjtë e FRPD-së do të qëndrojnë mes policisë dhe protestuesve nuk kanë mjaftuar për të shmangur përplasjet në protestë.

Përplasjet ndodhën. Të paktën 6 protestues kanë mbetur të plagosur dhe disa prej tyre janë shoqëruar nga policia menjëherë pas ccarjes së kordonit dhe thyerjes së derës kryesore të Kryeministrisë.

Por, Partia Demokratike foli për një skenar të Edi Ramës. Fillimisht Sali Berisha dhe më pas Lulzim Basha thanë se hapja e kordonit të Policisë dhe lënia e rrugës së lirë për protestuesit për të mësyrë godinën e Qeverisë u bë me urdhër.

“Hapja e kordonit policor, skenar i ramës për të nxitur dhunën”, deklaroi Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë