Politike

9-vjetori i lëvizjes pa viza, Basha: Do bëj gjithçka për Shqipërinë anëtare të BE

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot 9-vjetorin e lëvizjes së lirë, ditën e liberalizimit të vizave në Europë.
Ai u drejtohet shqiptarëve me anë të një videomesazhi, duke u shprehur se para 9 vitesh si ministër i Brendshëm i asaj kohe kishte shoqëruar grupin e parë të të rinjve shqiptarë që udhëtuan pa viza në BE.
Ndër të tjera, lideri demokrat premton se do të bëjë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësuar dëshirën për Shqipërinë anëtare të BE.
“Para 9 vitesh si ministër i Brendshëm shoqërova grupin e parë të studentëve dhe të të rinjve shqiptarë që udhëtuan pa viza drejt vendeve të BE.
Bashkë plotësuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve.
Sot dua t’ju uroj të gjithëve dhe t’ju garantoj se do bëj gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje, dhe për të plotësuar shpresat dhe dëshirat e gjithsecilit prej jush për Shqipërinë, anëtare të Bashkimit Europian”, shprehet Basha në videomesazhin në “Facebook”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2470460326525100/?__xts__[0]=68.ARAHJl_fizy5HJ6aD8zjZeHUfyFFc8m--q3xkA3KLNBYJiErvoNvn8h40ayrqL-pOrFHnBV9cwaglknR1aGOlRGMbmu29jXx4o5t1udSikE2mG77awA8most2jkw9Qw7juj9MLh2epsvPTeJ5LfMtwU8-DATIuFc1h4v_hT3k_2ZdBr5yjQqnWaOl5F5XR0K66IloMVLMtO2V9kINs-CWkKF3b984pWkVXO02cBL1Uf3LgyJuZhx5Z2gDItMomUvo3devJODd8kdB3cMSFIC4puqCGanbJrCK2Iaza8Xfnn5H2lJ9RTlXcNaJLBMVa1xwDqVY3ZxOdkJtlWuKTManUvmeE2rugpx943MiA&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë