Futboll

9 prill 1938, BBC transmeton ndeshjen e parë ndërkombëtare

Një moment që ka hyrë në histori. Në një botë krejtësisht bardh e zi. Jo vetëm për imazhet e transmetuara në TV, ku ngjyrat nuk ekzistonin ende, por për ngjarjet historike që, midis fundit të viteve 30 dhe fillimit të viteve 40, kanë ndryshuar fatet e njerëzimit. Ndërkohë që bota po bëhej gati për Luftën e Dytë Botërore, disa të privilegjuar po picërronin sytë para ekranit për të ndjekur transmetimin e parë televiziv të një ndeshje futbolli. Një ngjarje që (në mënyrën e saj të vogël, në krahasim me kontekstin e rëndësishëm historik në të cilin u zhvillua) ka revolucionarizuar historinë e sportit, futbollit dhe mënyrën e të treguarit.

Ka ndodhur ekzaktësisht 82 vjet më parë. Më 9 Prill 1938, BBC (dy vite pas fillimit të transmetimeve), ekranizoi ndeshjen e parë e parë televizive ndërkombëtare, mes  Anglisë dhe Skocisë, e luajtur në Wembley në Londër. Në atë ndeshje speciale fitoi Skocia me rezultatin 1-0, me gol të Tommy Walker. Një gol që me kalimin e viteve, ka ngjallur përqafime, puthje, netë pa gjumë dhe - pse jo - konflikte.

https://streamable.com/sf3inf

Rreth 10,000 njerëz, në atë moment të historik, mund të përballonin një televizion në shtëpi. Gjithashtu, ajo ndeshje ishte një risi emocionuese dhe në të njëjtën kohë një mirupafshim. Në Shtator 1939, me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, BBC pezulloi shërbimin televiziv, që rifilloi pas konfliktit. Por hapi i parë drejt historisë ishte ndërmarrë tashmë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë