Lajme

8 të vdekur nga stuhia e borës në SHBA, paralizohet Nju Jorku

Stuhia e borës që ka goditur Midwest-in dhe zonën perëndimore të SHBA-ve, ka shkaktuar të paktën 8 viktimaa dhe ka lënë 389 mijë persona pa energji elektrike. Thuajse dy mijë fluturime të anuluaara, ndërsa 4.600 të tjerë kanë pësuar vonesa të shumta vetëm në tre aeroportet njujorkeze (Newark, Jfk e La Guardia).

Pikërisht në Nju Jork, të enjten në mbrëmje trafiku ka mbetur i bllokuar për dy orë në rrugë të shumta në George Washington Bridge, që lidh Manhatanin me Nju Xhersin.

Të bllokuar për orë të tëra kanë qëndruar edhe shumë ttrena e autobusë, nga Penn Station dhe Port Authority Bus Terminal. Njujorkezët e zemëruar thanë se kishin qëndruar në makinë deri në shtatë orë dhe bashkia ishte e mbingarkuar nga kritikat për menaxhimin e dobët të rrugëve dhe trotuareve që e bënin të vështirë të shkonin edhe më këmbë.

Sipas NBC, megjithatë, në “Big Apple” nuk binte kaq shumë borë në nëntor (pak më pak se 20 centimetra në Central Park) që nga viti 1938.

Alarmi i motit nuk është vetëm për Nju Jorkun: stuhia e parë e dimrit në këtë sezon përfshinte 80 milionë amerikanë, nga Arkansas në Maine. Nga veri-lindja në Midwest të vendit ka pasur vonesa dhe anulime të aeroplanëve: në mesin e aeroporteve më të goditura, përveç atij të Nju Jorkut, janë edhe ato të St. Louis, Misuri dhe aeroportit Reagan, të Uashingtonit.

Përkeqësimi i motit me dëborë dhe shi të akullt, po kalon nëpër Arkansas, Missouri, Illinois, Ohio, Kentucky, zonat e Virxhinias dhe Northëest North Carolina. Dhe po ashtu ka rënë borë edhe në kryeqytetin Uashington.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë