Lajme

8 të infektuar me Covid-19 në spitalin e Beratit

Covid-19 ka prekur edhe spitalin e Beratit. Mësohet se në këtë spital kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 8 raste të reja nga të cilët 5 janë nga bluzat e bardha, infermierë në Pediatri, Kirurgji dhe te Urgjenca.

Ndërsa, 3 të tjerët janë një punonjës magazine, një oksigjenist dhe një punonjës kaldaje.

Situata në vendin tonë vijon të jetë shqetësuese, pasi numri i të infektuarve është i lartë. Një tjetër fenomen shqetësues është edhe mosha e re e të prekurve nga koronavirusi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë