Jete & Stil

8 Simptomat që paralajmërojnë se diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj

Simptomat që shpesh herë i injorojmë, por që në fakt paralajmërojnë diçka serioze për shëndetin

Stili i jetës tonë moderne është aq  dinamik, sa që shpesh herë njerëzit mezi gjejnë kohën për të kuptuar se çfarë nuk shkon me shëndetin e tyre.

 Janë disa simptoma që  shpesh herë  i injorojmë, por që në të vërtetë ato paralajmërojnë  se diçka nuk shkon me shëndetin tonë.

Më poshtë  kemi mbledhur disa informacioneve rreth sinjaleve që trupi ynë i dërgon për të na treguar se diçka nuk është mirë.

Humbja e pashpjegueshme e peshës.

 Ndonëse shumë gra nuk shqetësohen për këtë pjesë, ose me saktë i gëzohen faktit kur ata humbasin peshë, kjo është diçka që ne duhet të ndalemi dhe t’i kushtojmë vëmendje.

  Nëse nuk jeni në diete, por humbni papritur peshë, atëherë arsyet mund të jenë të ndryshme. Psh , stresi kronik, diabeti, kanceri, dhe kështu me radhë. Është e rekomanduar që menjëherë  të kryeni një vizitë  tek një mjek.

Lodhja kronike

 Ndonjëherë ndjejmë lodhje, dhe kjo vjen si pasoje e orarit të zgjatur të punës, apo ngarkesave të tjera, por nëse kjo lodhje zgjat deri në dy javë , atëherë është mirë të shkoni tek një mjek. Pasi kjo simptomë paralajmëron , tiroide, sëmundje të zemrës ose mungesa e vitaminës D.

Ndryshimet e gjoksit

Nëse vëreni ndodhje ndryshim , tek ngjyra , forma, apo ju janë formuar gunga, atëherë është mirë të vizitoheni tek ndonjë gjinekolog apo mjeku i familjes, pasi këto ndryshime paralajmërojnë diçka.

Probleme me frymëmarrjen

Nëse keni probleme me frymëmarrjen , apo marramendje, edhe kur nuk kryeni ndonjë aktivitet te sforcuar fizik, atëherë është mirë të drejtoheni tek mjeku pasi kjo simptomë mund të tregojnë astmë ose sëmundje të zemrës.

Rrahjet e shpejta të zemrës

Ju nuk duhet të shkoni tek mjeku  nëse përjetoni rraje të shpejta të zemrës,  gjatë stërvitjes apo kur jeni i tensionuar. Por nëse ju gjithmonë ndjeni rrahje të shpejta të zemrës pa ndikimin e këtyre  faktorëve, atëherë është mirë t;i kushtoni vëmendje.

Ndryshimi i ngjyrës së nishaneve  në trup

Nëse  vini re që një nishan në trupin tuaj ka ndryshuar ngjyrën , duhet t'i shihni tek një specialits. Dhen nëse kjo ju ndodh pas qëndrimit gjatë në diell atëherë  duhet të vraponi menjëherë tek mjeku , pasi  kjo simptomë , paralajmëron sëmundje të lëkurës, nuk përjashtohet rasti edhe i kancerit të lëkurës.

Ndjeni fryrje tek barku.

Nëse keni kaluar një darke të shijshme , është e zakonshme të keni edhe një bark të fryrë, por nëse barku juaj është i fryrë edhe përpara se të hani, atëherë ju mund të keni probleme me vezoret, ndaj është mirë  të kryeni një kontroll tek mjeku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë