Lajme

8 raste të reja në 24 orë, Tirana mbetët vatra e Covid-19

Në 24 orët e fundit janë shtuar 8 raste të reja me koronavirusin e ri. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, bën me dije se në total numri i të prekurve është 989 dhe 79% prej tyre janë të shëruar, ndërsa vijon të tregojë se gjendja epidemiologjike është e  qëndrueshme. Më tej shtoi se në Shqipëri, janë 175 persona aktiv me Covid-19.

“Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive. Fatmirësisht gjatë 3 javëve të fundit nuk kemi asnjë humbje jetë nga Covid-19 dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me Covid-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar” tregoi Daja.

Gjithashtu, Daja theksoi thirrjen për qytetarët që të jenë të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura dhe nëse kanë shenja të sëmundjes të telefonojnë në numrin 127, ndërsa nëse kanë nevojë për këshillim psikologjik, apo për informacion të telefonojnë në numrin 0800 40 40.

 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është:

Tiranë 62 raste

Durrës 50 raste

 Krujë 27 raste

Shkodër 10 raste

 Berat 10 raste

 Kamëz 9 raste

Fier 4 raste

Elbasan 1 rast

 Mirditë 1 rast

 Korçë 1 rast


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë