Lajme

74-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Veliaj: Të ecim përpara

74 vite më parë kryeqyteti shqiptar u çlirua. Ky moment historik konsiderohet si operacion i madh, nga më të rëndësishmit, më të ashprit e më të suksesshmit që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë. Bashkia e kryeqytetit ditën e sotme organizoi edhe një aktivitet me rastin e përkujtimit të 74-vjetorit të Çlirimit të Tiranës.

Të pranishëm kanë qenë kryebashkiaku Veliaj, prefekti, kryetari i këshillit, deputetë dhe qytetarë. Në fjalimin që mbajti, kryebashkiaku Veliaj komentoi edhe protestat e banorëve të “Astirit”,

Në fjalën e tij, Veliaj komentoi protestat e banorëve të ‘Unazës së Re’ dy ditë më parë para bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku u ka bëri apel qytetarëve që të mos kthehen prapa, por të përveshin mëngët drejt së ardhmes, pasi kjo është rruga për në BE.

“Ne sot kemi angazhime të ndryshme nga 74 vite më parë. Ka disa njerëz që e harrojnë historinë, shumë pak kujtohen që Tirana u çlirua pa një ushtri të huaj. Ne shqiptarët kur organizohemi… edhe në atë kohë kishte një minorancë që bashkëpunonte me nazizmin. Tirana u çlirua falë partizanëve. Kjo na bën krenarë. Megjithatë ka momente për të reflektuar.
Pardje u dogjën goma para bashkisë pas 74 viteve, jo nga pushtuesit apo zaptuesit, por nga ne vetë. Prandaj ky është moment reflektimi. Do kthehemi pas të flemë gjumë? Apo do të përveshim mëngët të përqafojmë njëri-tjetrin dhe të mos lejojmë politikanët që të na përçajnë, për të na penguar në këtë rrugëtim. Kjo bëhet për të na sabotuar që ne të mos bëhemi pjesë e BE”, tha ndër të tjera kryebashkiaku Veliaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë