Politike

73 eurodeputetë letër Këshillit: Çelni negociatat me Tiranën e Shkupin

73 eurodeputetë të Parlamentit Europian i kanë dërguar një letër Këshillit Evropian, ku i kërkojnë përcaktimin e një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Letra është bërë publike nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili shprehet besimplotë se Këshilli Europian të enjten do të miratojë fillimin e bisedimeve.
"Një tjetër vendim jo i favorshëm nga BE mund të rrezikojë dhe të prishë përparimin e arritur tashmë, duke sjellë një dobësim të lëvizjeve pro-evropiane në vendet e rajonit. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me padurim presin vendimin e ardhshëm, mbi të cilin varet stabiliteti i të gjithë rajonit. Kjo do të shihet si një rrugë përpara, dhe do të dërgojë një mesazh të vërtetë të angazhimit të BE-së në rajon. Do të thotë gjithashtu që BE-ja mban premtimet e veta pasi Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian kohët e fundit kanë vlerësuar se vendet janë të gati për të filluar negociatat", thuhet në letrën e drejtuar nga 73 europarlamentarët.
Më tej theksohet se të dy vendet kanë treguar përkushtim për reformat dhe përparim dhe kanë përmbushur kërkesat e bëra nga ana e BE-së, duke paralajmëruar se dhënie e vendimit negativ vitin e shkuar ka ulur besimin e BE, e kjo u duk te Maqedoni, ku vullneti ra me 15% në Maqedoninë e Veriut, në bazë të statistikave zyrtare të disponueshme.
"Ne po kërkojmë të vendosim një datë specifike për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe t'u japim mundësinë këtyre vendeve për të filluar negociatat pasi i kemi mbajtur ata në pasiguri për vite. Është me shumë rëndësi, pasi në këtë mënyrë do të japë energji të re për reformat dhe përparimin në rajon, ndërsa Bashkimi Evropian rifiton besueshmërinë në rajon", thuhet në këtë apel të 73 eurodeputetëve, ku ndër firmëtarët është edhe ajo me origjinë shqiptare, Arba Kokalari, si dhe slovenia Tanja Fajon.

Firmëtarët: Irena Joveva, Klemen Grošel, Biljana Borzan, Lukas Mandl, Ramona Strugariu, Tanja Fajon, Katalin Cseh, Franc Bogovič, Andreas Schieder, Petar Vitanov, Milan Brglez, Damian Boeselager, Victor Negrescu, Sophie In’t Veld, Andrius Kubilus, Valter Flego, Adrian Vazquez Lazara, Marek Belka, David Lega, Petra Kammerevert, Vladimir Bilčik, Andor Deli, Evin Incir, Željana Zovko, Robert Hajsel, Ilhan Kyuchyuk, Kinga Gal, Michal Šimečka, Marion Walsmann, Vlad Marius Botos, Eugen Tomac, Urmas Paet, Karin Karslbro, Martin Hojsik, Viola von Cramon, Predrag Fred Matić, Eniko Gyori, Traian Basescu, Arba Kokalari, Eva Maydell, Jacek Saryusz-Wolski, Thomas Waitz, Bronis Rope, Jaroslaw Duda, Romana Jerković, Gheorghe Falca, Tomislav Sokol, Andrzej Witold Halicki, Radan Kanev, Jose Ramon, Bauza Diaz, Attila Ara -Kovacs, Brando Benifei, Bobert Biedron, Christian Sagartz, Isabel Santos, Maria Grapini, Emil Radev, Danuta Maria Huebner, Andrey Kovatchev, Marina Kaljurand, Dita Charanzova, Jerzy Buzek, Tineke Strik, Rasa Jukneviciene, Paulo Rangel, Clotilde Armand, Dimitros Papadimoulis, Fabio Massimo, Castaldo Svenja, Ilona Hahn, Alexander Yordanov, Chiara Giuli, Asim Ademov.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë