Nga Gazeta 'Si'- Është finalizuar operacioni policor i koduar “Good start”, nga Komisariati i Policisë Nr. 2, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato. Policia ka zbardhur 7 vjedhje të kryera ditët e fundit në Tiranë dhe ka arrestuar 3 autorët e dyshuar, shtetasit A. N., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, E. A., 30 vjeç, dhe G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 3 shtetasit, ditët e fundit, kanë kryer vjedhje të ndryshme në zonën e Tiranës.
Shtetasi E. A., dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një biznes në sheshin “Karl Topia”, ndërsa dy shtetasit e tjerë, dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 6 banesa, në kohë dhe vende të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.