Lajme

7 raste të reja dhe 17 të shëruar. Infektohen 8 policë

Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 7 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 17 pacientë. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se vihet re një trend i qëndrueshëm i rasteve të konfirmuara.

“ Në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 56 pacientë,” deklaroi Dervishi

Harta e të prekurve nga COVID-19 vijon:

- Tiranë 199 raste

 - Durrës 38 raste

- Lushnje 5 raste

- Elbasan 15 raste

 - Fier 32 raste

- Kavajë 8 raste

- Rrogozhinë 4 raste

- Korçë 17 raste

- Vlorë 5 raste

- Shkodër 49 raste

- Lezhë 14 raste

 - Berat 2 rast

 - Has 12 raste

 - Krujë 5 raste

 -Tropojë 4 raste

 - Pukë 4 raste

- Mirditë 3 raste

Dervishi deklaroi gjithashtu se shpërndarja gjeografike e të shëruarve, vijon në Tiranë, si rrjedhojë se kryeqyteti ka dhe numrin më të madh të të prekurve, më pas në Fier, Korçë dhe Lezhë.  Gjithashtu, mjekja bëri me dije se që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë e deri më tani janë të infektuar edhe 8 efektive policie.

Dervishi i bëri thirrje edhe një herë qytetarëve të respektojnë masat e distancimit social dhe më e rëndësishmja është që ato të respektohen më së shumti brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit. Ndër të tjera mjekja bëri me dije se qytetarët duhet të telefonojnë në numrin 127 nëse kanë simptoma të sëmundjes dhe në numrin 0800 40 40 nëse kanë nevojë për informacion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë