Jeni qejflinj të verës? Mezi prisni një moment të qetë ku të harroni gjithçka e nën një muzikë të mirë të nisni të meditoni duke vështruar nga qielli? Por ka edhe një kënaqësi tjetër përtej kësaj. Përmes teknologjisë, verës mund ti japësh shansin të shfaqë potencialin e saj në maksimum.
Teknologjitë e reja, falë internetit çipeve në shishe, synojnë ti japin vlerë pijes duke i dhënë mundësi të shfaqë gjithë potencialin e saj.
Për ata që marrin vesh edhe jo
Të servirësh një gotë verë në kushte ideale është një nga objektivët themelorë të teknologjive të reja dedikuar pijes. Kujdesi është drejtuar kah kushteve ideale të temperaturës dhe ajrimit që variojnë në bazë të karakteristikave të ndryshme enologjike. Një produkt digjital për dashuronjësit e vërtetë të verës mund të jetë një ide fantastike për dhuratë. Pijedashësit më naiv vlerësojnë produktet të një teknologjie me nivel më të ulët që shmangin të papriturat. Ajo që është mbi të gjitha: hapësi automatik i shisheve i cili vepron vetëm me një buton.
Degustatori digjital
Myoeno Scan është një skaner për verën. Vendoset në gotë dhe në celular vijnë në kohë reale karakteristikat thelbësore enologjike të pijes.
Mbajtës vere në miniaturë
Optiwine është një mbajtës vere me përmasa shumë të vogla që, falë një procesi të patentuar, ka për qëllim të rizgjojë molekulat e verës përmes nano-ventilimit. Metoda është zbuluar pasi është vënë re se gjatë degustimit, pjesa më e madhe e molekulave shijuese nuk ndjeheshin. U kryen shumë degustime krahasuese në 300 verëra, për të zhvilluar dhe perfeksionuar produktin. Përpara ekspozimit të verës ndaj një sasie të madhe oksigjeni në gotë, metoda e nano-ventilimit Optiwine lejon mbajtjen e një sasie vere deri në 100 herë më të vogël.
Ventilues për verën
Është zbuluar një ventilues smart për verën që lejon të provohet pija në kushte ideale. Mjafton që të vendosësh ventiluesin në shishe, të skanosh etiketën dhe ta servirësh. Në varësi të llojit të verës që është identifikuar, ventiluesi jep sasinë e duhur të ajrit, për ti lejuar që të frymëmarrë. Produkti është portativ dhe shumë i thjeshtë për tu përdorur. Ky produkt ka marrë një vlerësim në Ces di Las Vegas të 2018 dhe gjendet on line në platformën crowdfunding Indiegogo.
D-Vine e ajros dhe e shpie verën në temperaturën e duhur
D-Vine e 10-verërave ka lindur nga bashkëpunimi mes një dizaineri dhe tre inxhinerëve nga Nantes. Nga paisja në shishe, sistemi funksionon me teknologjinë Rfid. Chipi i vogël që ndodhet në shishe mund të transmetojë kushtet ideale për të servirur verën, në veçanti ajrimin dhe temperaturën në paisje. Vendoset shishja, pozicionohet gota e, kur drita Led e gjelbër ndalon së pulsuari, mund të hapet shishja. Procesi zgjat më pak se 45 sekonda.
Hapës automatik për shishet
Hapësi automatik i shisheve i pajisur me një ftohës të Oster, të ndihmon të hapësh shishen thjesht duke shtypur një buton. Është krijuar në mënyrë ergonomike dhe me mundësi rikarikimi, që lejon hapjen e 30 shisheve. Karikohet pa kabllo.
Ruajtësi i verës
Ruajtësi i verës i Vacu Vin ka për qëllim të ruajë aromën edhe një javë pasi është hapur shishja. Mjafton të vulosësh tapën e veçantë në mënyrë që të krijohet boshllëku që të ndalojë oksigjenin për të ndryshuar shijen e pijes.
Termometri
Menu ka zhvilluar një termometër që, duke përqafuar shishen si një rrip, tregon temperaturën e saktë të verës. Sepse askush nuk dëshiron të pijë një Chardonnay të nxehtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.