Jete & Stil

7 këshillat që duhet t’i dini para se të hipni në biçikletë

Shmangni dëmtimet nga shala e biçikletës

Gjithçka që ju duhet për të shmangur një problem të tillë është është një kostum i mirë çiklizmi, mos u shqetësoni për të brendshmet. "Gjithashtu, përdorni kremra të mirë," thotë Phil Burt, ish-fizioterapist i skuadrës britanike të çiklizmit dhe themelues i “Phil Burt Innovation”. "Shmangni plagët, duke kërkuar një ekspert për të kontrolluar ulëset tuaja dhe duke i pozicionuar ato saktë."

Mënyra më e mirë për të pedaluar kur fryn erë

Nëse jeni në grup, bëni maksimumin që gjatë udhëtimit të mos bëni shumë kthesa. "Nëse jeni vetëm, mbani kokën dhe trupin tuaj të ulur në biçikletë dhe mbani një nivel të qëndrueshëm të pedalimit", thotë Yanto Barker një ish-çiklist.

Si të ngisni në rrugë me trafik

Kurrë mos qëndroni shumë pranë një mjeti motorik. Përpiquni të pedaloni në një të tretën e djathë të korsisë ose nëse keni mundësi qëndroni një metër nga turma e makinave. "Sigurohuni që gjithmonë të shikoni para dhe pas sa herë që të ndryshoni pozicionin e rrugës", thotë Nick Chamberlin i “British Cycling”.

Si të lëvizni si një profesionist i vërtetë

“Të pedalosh siç duhet pak praktikim”, thotë Yanto Barker. “Një çelset kryesore është të dish të manovrosh me erën që fryn përballë teje. Jepini biçikletës në mënyrë sa më konstante të jetë e mundur dhe rregulloni frymëmarrjen, për të shmangur ndonjë bllokim të mundshëm të frymëmarrjes.” Ka këshilluar Yanto Barker.

Si të shmangni bllokimin e pedales

Bllokimi i pedales mund t’i ketë ndodhur çdokujt. Çelësi për këtë problem që iu ndodh të gjithëve, është që ta parandalojmë. E para duhet të keni mjaftueshëm energji deri në fund të destinacionit tuaj. Por jo me më pak rëndësi është edhe manovrimi me marshet dhe ndërrimi i pozicionit të duarve në timon.

Çfarë duhet të bëni për të ecur më shpejt

Duhet të bëni pak nxehje aerobike fillimisht. Më pas disa orë në palestër do ju ndihmonte shumë që ju të ishin të përgatitur për një udhëtim të gjatë me biçikletë. Në fillim duhet të bëni disa sprinte nga 60 ose 80 sekonda. Por, kujdes se nuk duhet ta kaloni shpejtësinë 45% km në orë. Ketë gjë duhet ta përsërisni 4 ose 5 herë me një shkëputje prej 10 minutash çdo herë.

Si të shmangni dehidratimin

Pikë së pari shmangni pijet me gaz ose me sheqer para se të hipni në biçikletë. Kur merrni ujë më vete duhet të llogarisni temperaturën e tij në proporcion me gjatësinë e rrugës. Kini kujdes sepse nuk duhet kurrë të pini ujë të ftohtë gjatë kohës kur jeni duke pedaluar ose sapo keni ndaluar, pasoja është e frikshme, atak në zemër ose marrje mëndësh deri në gjendje të fikti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë