Biznes

7 % e të ardhurave të bizneseve në BE janë përmes shitjeve nga uebi

Në 2017, një nga çdo pesë sipërmarrje në Bashkimin Europian ka realizuar shitje duke përdorur rrjetet kompjuterike si Internetin ose forma të tjera elektronike të shkëmbimit të të dhënave. Këto shitje elektronike rezultuan 17 % të totalit të të ardhurave (qarkullimit).

Prej shitjeve elektronike, 7% e totalit të qarkullimit erdhi nga shitjet përmes uebeve të kompanisë.

Pjesa më e madhe e shitjeve të kryera nga uebet e vetë sipërmarrjeve ose aplikacionet e tyre (6 % e totalit të të ardhurave) dhe shitjet e mbetura nga uebi (1 % e totali të të ardhurave) ishin përmes tregut online e-commerce të disponueshme në uebe të jashtme ose aplikacione.

Mes shteteve anëtare të BE-së, përqindja më e lartë e të ardhurave të realizuar përmes shitjeve nga uebi ishte në Belgjikë dhe Irlandë (të dyja 15 %). Shtetet anëtare me pjesën më të ulët ndaj totalit të qarkullimit prej shitjeve nga uebi ishin Bullgaria dhe Sllovenia (të dyja 2 %).

Irlanda rezulton me përqindjen më të lartë të shitjes nga uebi përmes tregut on line e-commerce (3 %).

*Burimi: Eurostat


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë