Muzike

7 artistë sjellin “Bella ciao”, mes tyre Irma Libohova (Video)

Kënga simbol e rezistencës, lirisë dhe luftës partizane kundër fashizmit në periudhën më të errët të Europës, “Bella Ciao” sot është kthyer në simbol të një tjetër lufte, armikut të padukshëm Covid-19.

Shtatë artistë nga e gjithë bota secili në karantinë në shtëpitë e tyre kanë bashkuar “forcat”, dhe e kanë risjellë këngën e famshme popullore.

Bëhet fjalë për Tommaso Primo nga Italia, Guillem Roma nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina, Deëis Caldea nga Brazili, Georgios Stimpakos nga Greqia dhe Laye Ba nga Senegali.

Ndërsa nga Shqipëria ka qenë këngëtarja shqiptare Irma Libohova, e cila e veshur kuq e zi i ka manhitur të gjithë me zërin e saj të veçantë.

Kantautori napoletan dhe ideatori i kësaj iniciative, Tommaso Primo, tregon se kënga ‘Bella ciao’ përfaqëson këngën e rezistencës dhe të intonosh këtë këngë me kantautor nga vende të tjera të botës shërben për të ripërcjellë bashkimin mes popujve, për të rikujtuar që toka nuk është aq e madhe sa e mendojmë, por është e vogël dhe duhet të kujdesemi për të.

https://www.facebook.com/irma.libohova.77/videos/787389878336773/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë