Njerez

66-vjeçarja mbetet e pakënaqur nga kurimi estetik, padit dermatologen në Tiranë

Një dermatologe dështoi të zbukuronte nga ana estetike një 66-vjeçare me banim në kryeqytet, ndaj dhe klientja e pakënaqur me të u ankua në polici.

Kallëzimi u mbajt shënim nga një oficer i gatshëm pranë komisariatit numër 1 thanë burime të gazetës Si. Gruaja e pakënaqur ka nisur trajtimet e bukurisë përreth gojës me shpresën se kështu ajo do kthente pak nga freskia e dikurshme. Bëhet me dije se S. Xh sipas kallëzimit, pagoi 200 euro, por në fund nuk pa asnjë rezultat.

“Ndërhyrja e parë tek dermatologia kushtoi 160 euro - ankohet 66-vjeçarja - dhe veç kësaj pagova edhe 40 euro krem”. Por megjithëse i ishte premtuar të moshuarës se do ndryshonte diçka, ajo shton “problemi që kisha rreth gojës ishte i njëjtë”. Denoncuesja i kërkon policisë ta hetojnë dermatologen edhe sepse për shërbimin nuk i kanë dhënë kupon tatimor. Policët pas administrimit të kësaj deklarate, kanë telefonuar dermatologen A. L dhe i kërkuan të paraqitet në komisariat. Por mjekja është përgjigjur “do paraqitem në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, pasi tani e kam të pamundur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë