Politike

6 vjet pa Olldashin, Basha poston foton me Glaukun: Na mungon Sokoli

Gjashtë vite më parë gjatë një aksidenti automobilistik humbi jetën ish-ministri i Transportit dhe ish-deputeti i PD-së, Sokol Olldashi. Një nga zërat më të fortë në PD, Olldashi ishte rivali i Lulzim Bashës në garën për kreun e PD-së, që u zhvillua pas largimit nga ky posti i Sali Berishës.
Gjatë vite më pas, kryedemokrati Lulzim Basha nga samiti i PPE-ve, ku do të zhvillohen zgjedhjet për liderin e ri të Partive Popullore Europiane, ka postuar një foto ku shfaqet me të birin e ish-rivalit të tij politik.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1197142040955498496

“Sokol Olldashi do të ishte krenar të shikonte se si djali i tij i madh Glauku po ecën ne gjurmët e tij. Jam i bindur se Glauku, të rinjtë demokratë dhe rinia shqiptare, do ta përmbushin me sukses misionin e "Shqipërisë si gjithë Europa". Na mungon Sokoli”, shkruan Basha në postimin e tij.

I biri Glauku është bërë pjesë e Rrjetit të Rinjve Europianë të Partive të Djathta. Madje gjithashtu ka marrë pjesë edhe në aktivitete të tjera politike të PD-së në Tiranë, e në protestat e opozitës.

Sokokol Olldashi, ish-ministri i Transporteve që humbi jetën 6 vite më parë në aksident rrugor. Gazeta "Si", 20 nëntor 2019

Të shumtë janë demokratët që kanë postuar dedikime e kujtime në rrjetet sociale për ish-ministrin Olldashi. Ardian Olldashi, vëllai ish-ministrit, në një postim në Facebook, e shoqëron foton Sokolit me shprehjen: “Duhen dy burra për të bërë një vëlla”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë