Histori

6 shkurt 1958 , udhëtimi “i mallkuar” i Manchester United

Vdekja e Kobe Bryant ka rihapur një plagë të thellë në zemrat e sportdashësve. Një plagë e shkaktuar nga katastrofat ajrore, që na kanë privuar nga njerëz dhe ekipe që kanë bërë historinë e sportit. Një nga fatkeqësitë më të rënda, që ka ndodhur pikërisht 62 vjet më parë.

https://streamable.com/dmv0n
Njoftimi i ngjarjes

Në Mynih, atë 6 shkurt 1958 pati një stuhi dëbore, dhe të fluturoje në ato kushte ishte çmenduri. Megjithatë, pilotët e fluturimit 609 të British European Airways, që po rikthenin Manchester United në Angli, vendosën të ngriheshin në ajër. Pas dy përpjekjeve të pasuksesshme për të mbinxehur një prej motorëve, përpjekja e tretë rezultoi fatale. Gjatë manovrës avioni nuk arriti shpejtësinë e nevojshme për ngritje, duke u përplasur me depon e karburantit. Flakët pushtuan avionin.

Në një moment të vetëm vdiqën Bent, Byrne, Colman, Jones, Pegg, Taylor, Whelan, disa anëtarë të stafit dhe gazetarët që shoqëronin ekipin. Pas 15 ditësh në agoni, me disa fraktura në këmbë, brinjë dhe me veshkat e tij të dëmtuara rëndë, vdiq edhe Duncan Edward i cili, sipas dëshmitarëve të kohës, ishte i destinuar të bëhej futbollisti më i madh në historinë e Anglisë.

Shpëtuan Bobby Charlton, i cili sipas vëllait të tij nga ajo ditë e tutje nuk do të buzëqeshte më kurrë, Foulkes dhe Gregg, i cili gjithashtu arriti të ndihmonte të plagosurit. Trajneri Busby, pas 3 operacioneve, në fund mbijetoi. Por ai do ta jetojë jetën e tij si një baba, që i mbijetoi fëmijëve të tij. Sepse djemtë e tij, "Busby babes", të cilët po përgatiteshin të bëheshin një ekip i pamposhtur, ishin zhdukur.

Të mposhtur nga i njëjti fat që kishte mposhtur Grande Torino-n dhe që do të mposhte Chapecoense dhe që ditët e fundit ka mposhtur edhe Kobe Bryant.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë