Njerez

5000 euro për eliminimin e ish të dashurës nga “Big Brother Vip”

Për çfarë i duhen paratë një futbollisti? Pyetja është legjitime dhe e bëjnë të gjithë. Për t’u dhënë një përgjigje ka menduar Jese Rodriguez, ish-lojtari i Real Madridit, i cili ka gjetur një mënyrë origjinale që të flitet për të, sepse në fushë nuk po arrin më të bëhet objekt diskutimi.

Premtimi i madh i dalë nga ekipet zinxhir të Realit, u transferua më pas te PSG në Francë, para se të tentonte aventurat me Las Palmasin në Spanjë dhe Stok në Angli. Është kthyer në Francë, pas përfundimit të huazimit dhe ka marrë skenën me një veprim të çuditshëm. Ai ka paguar një shumë të konsiderueshme parash për t’i prishur punë ish të dashurës. Sipas shtypit iberik, Jese ka paguar 5000 euro për të eliminuar nga “Big Brother Vip” spanjoll Aurah Ruiz, modelen dhe ish të dashurën e tij.

Aurah Ruiz në "Big Brother Vip"

“Kontributi” i sulmuesit është dhënë me anë të pjesëmarrjes në televotim. Është e qartë se raportet mes të dyve nuk janë optimale, ashtu sikurse është e qartë se objektivi i futbollistit, duke parë shumën e shpenzuar, është arritur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë