Futboll

500 euroshe me fytyrën e Laportës, protesta e tifozëve të Realit ndaj Barcelonës

Gazeta Si – Para dhe gjatë derbit Real-Barcelona, ku katalanasit fituan 0-1, tifozët madrilenë kishin zgjedhur një mënyrë origjinale për të protesuar, apo shigjetuar rivalët e tyre historikë.

Ata kishin përgatitur kartmonedha me prerje 500 euro, me fytyrën e presidentit të Barcelonës, Johan Laporta. Një referim i qartë për skandalin që ka përfshirë kohët e fundit klubin katalanas, që ka paguar ish-zv.presidentin e arbitrave, Negreira.

Për këtë çështje ka kërkuar shpjegime edhe UEFA së fundi. 500-shet e eurove janë hedhur nga shkallët e stadiumit ‘Bernabeu’.

Irritimi i tifozëve të Realit është shtuar nga disa episode, ku vendimet e gjykimit ishin kundër tyre. Gavit, për shembull, i është falur dy herë kartoni i verdhë për goditje me bërryl të kundërshtarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë