Histori

50 vjetori i Woodstock: Imazhe të pa treguara të festivalit që ndryshoi Amerikën

Pesëdhjetë vjet më pare përgjatë kësaj kohe një gjysmë milion të rinjsh amerikanë u mblodhën në një festival muzike në një fermë në Bethel, Nju Jork për një nga episodet përcaktuese në historinë e ant-ikulturës amerikane: Woodstock.
Kjo ngjarje që në këto ditë shënon përvjetorin e saj, mendohet të jetë anuluar, por një libër i ri po ofron një mënyrë alternative për të rikthyer festivalin e vitit 1969 duke treguar më shumë se 100 fotografi që nuk janë parë kurrë herë të tjera. Imazhet e zbuluara së fundmi janë marrë nga fotografi Richard F. Bellak, i cili vdiq në 2015. Artisti dhe profesori John Kane, i cili ishte duke hulumtuar për fillimet e festivalit për të krijuar librin, bleu në një ankand të vjetët fotot e të ndjerit.
Sipas Kane, Bellak ishte i vetmi fotograf në nivel profesional. Në fotot që shikojmë ai duhet se ka anashkaluar interpretuesit e festivalit( ku përfshiheshin Jimi Hendrix, Janis Joplin, Jefferson Airplane dhe The Who), duke i bërë fotografi të pranishmëve.

Fotografitë tregojnë se disa prej tyre qëndruan jashtë në qiell të hapur, disa ndërtuan çadra duke dëshmuar kështu, përkeqësimin e kulturës në atë kohë. Bellak gjithashtu fotografoi një sër imazhesh edhe natën, të cilat ishin shumë të vështira për t’u realizuar me kamerën që ishte në atë kohë.
“Duket qartë se Bellak mendonte më shumë për fotografitë sesa për veten. Madje mendoj se ai nuk duhet të ketë fjetur fare. Vetëm heshtja në atë fotografi flet shumë,” shprehet Kane.
Për Kane, i cili lindi një vit pasi ndodhi ngjarja e festivalit të madh Woodstock, botimi i librit me fotografi nuk ishte thjesht një çështje kalimtare. Ai ka kaluar kohë duke lexuar shkrimet e Bellakut, madje u takua me një nga ish të dashurat e tij, në mënyrë që të kuptonte më mirë mendimet e tij.

“Për mua ishte shumë e rëndësishme të dija se kush ishte ky njeri, e më pas të krijoja këtë koleksion fotografish. Unë jam artist vetë dhe më duhet të kuptoja se cili ishte zëri i tij si artist,”shton Kane.
Përveç fotografive, në librin "Pilgrims of Woodstock", tregohen edhe më shumë se 30 intervista të Bellak me pjesëmarrësit në festival.
“Dihet që në Woodstock kishte një pjesëmarrje të madhe nga të gjitha racat njerëzore dhe për shkak se ai jetonte në Nju Jork në atë kohë, intervistimi i njerëzve me origjinë të ndryshme ishte në fokusin e tij. Ai dëshironte të kishte një larmi intervistash,” shton Kane.

Gjithashtu, Kane foli edhe me policët që ruanin rendin aso kohe, njerëz të ndryshëm të pakicave etnike, njerëz në komunitetin LGBT e të tjerë që kishin lidhje me festivalin. Të gjitha këto tregime së bashku, ofrojnë një pikëpamje të ndryshme, që Kane mendon se mungonin në historinë e Woodstock.
Nëse Woodstock 50 ishte i planifikuar të fillonte të premten, e ndërsa organizatorët u tërhoqën për shkak të një sërë të metash të paparashikuara, të gjithë menduan se do të krijohej një festival i ngjashëm për rininë e sotme, që do të ishte më e mirë. Por Kane beson se është “krejtësisht e pamundur” të ri-krijosh Woodstock, pasi sipas tij, gjenerata e tanishme ka nevoje për një përvojë të vetën Woodstock.
"Duhet të ketë një vend ku kultura dhe arti që kanë të rinjtë e sotëm, të shprehet në të njëjtën fortë si përpara 50 viteve,” shprehet Kane./CNN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë