Bota

5 vjet nga Brexit/ “Jemi gati t’i mirëprisim sërish britanikët”, thonë europianët në sondazhin e ri

5 vite pasi Britania votoi për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, shumica e Evropianëve mendojnë se do të ishin të gatshëm t’i mirëprisnin sërish.

Por, sondazhi i bërë nga Euronews ka zbuluar gjithashtu se shumë europianë po shohin me kuriozitet procesin se si Britania po largohet nga blloku – dhe do të ishin gati të konsideronin largimin e shteteve të tyre nga BE, nëse çdo gjë shkon mirë për Mbretërinë e Bashkuar.

E mëkuara shënoi pikërisht 5 vite që nga referendumi i mbajtur në Britani, rreth anëtarësimit të saj në BE, në të cilin 51.9% votuan për t’u larguar.

Vota tronditi politikën Britanike dhe Evropiane deri në themel dhe u pasua nga vite të tëra negociatash të tej zgjatura mes Brukselit dhe Londrës.

Më pas, më 24 dhjetor 2020, në orët e fundit, u arrit një marrëveshje që parandalojë skenarin e një shkëputjeje të menjëhershme dhe fatale të Mbretërisë së Bashkuar nga blloku.

Por Brexit është larg përfundimit.

Gjithçka filloi me interferenca në porte apo ndalimin e qytetarëve të BE-së nga autoritetet britanike për pasojë të konfuzionit të shkaktuar nga vizat. 6 muaj më vonë, Brukseli dhe Londra i janë kthyer shkëmbimit të sulmeve me njëri tjetrin për shkak të të drejtave për peshkim apo edhe Protokollit të Irlandës Veriore.

Ne e duam BE-në

Mbase kjo është një arsye e fortë përse disa Evropianë mendojnë se tani për tani, janë më tepër në favor të mos ndjekjes së hapave të Mbretërisë së Bashkuar dhe të divorcit nga BE.

Një sondazh ekskluziv nga Euronews dhe Redfiled & Wilton në Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë zbuloi se shumica e 1,500 pjesëmarrësve të pyetur në secilin nga 4 shtetet, në rastin e një referendumi në të ardhmen e afërt, do të votonin që shteti i tyre të vazhdonte të qëndronte në BE.

Spanjollët ishin ata që e besonin më tepër këtë, 84% e të cilëve rezultoi të mbanin këtë qëndrim.

Shumica e pjesëmarrësve në sondazh në këto 4 shtetet dhanë gjithashtu konfirmimin se të pasurit e një përshtypjeje të favorshme ndaj BE-së dhe të qenit një shtet anëtar, kanë pasur një ndikim pozitiv në vendet e tyre.

Të pyetur nëse publiku i Mbretërisë së Bashkuar kishte marrë vendimin e duhur në vitin 2016, shumica e francezëve, gjermaneve dhe spanjollëve thanë jo, ndërsa italianët paç kas atashimit të tyre me BE-në, u përgjigjën se britanikët kishin bërë zgjedhjen e duhur.

Italianët ishin gjithashtu më të predispozuarit për të pasur një përshtypje se britanikët me kalimin e kohës, do të kenë gjithnjë e më tepër vlerësim për vendimin e marrë prej tyre për t’u larguar nga blloku. Ndërsa në Francë, Gjermani dhe Spanjë, opinioni më i përhapur ishte se ata do të pendoheshin për këtë.

Nuk do të dalim nga BE…ende?

Politikanët euro-skeptik në mbarë Evropën kanë hequr dorë nga premtimi për të mbajtur një referendum të tillë. Madje edhe Marine le Pen, kryetarja e partisë së të djathtës ekstreme në Francë, e cila ishte në mbështetje të një “Frexit” gjatë fushatës së saj presidenciale në 2017-ën, ka ndryshuar mendim, pikërisht në kohë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë.

Por mundësia nuk është tërësisht jashtë bisedimeve, në një kohë që shumica e Evropianëve po presin që ujerat të qetësohen ne Britani për të marrë një vendim përfundimtar.

Nëse ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë në një gjendje të mirë pas 5 vjetësh, gjysma e italianëve thanë se do të kishte shumë më tepër mundësi që ata të mbështesnin një lëvizje për të dalë nga bashkimi. Shumica e francezëve dhe gjermanëve kishin të njëjtën pikëpamje ndërsa spanjollët ishin të ndarë.

Mirëpritja mbrapsht në BE

Nëse Mbretëria e Bashkuar do të ndryshonte mendim, shumica e Evropianëve do ta mirëprisnin mbrapsht në BE. Sondazhi zbulon se spanjollët do të ishin më mikpritësit ndërsa francezët më pak të tillët.

Mundësia që kjo të ndodhë është shumë e vogël. Një sondazh i YouGov në mars zbuloi se vetëm 35% e britanikëve kanë një përshtypje shumë ose deri diku të favorshme për BE-në, ndërsa 50% e tyre kanë një opinion ose shumë të keq ose deri diku të tillë.

Një tjetër sondazh i publikuar më herët këtë muaj zbuloi se paç kas se në një mendim të dytë, 50% e britanikëve do të kishin votuar për të qëndruar në bllok, ata janë pak a shumë të ndarë kur u pyeten nëse do të riktheheshin në BE, me 42% prej tyre pro dhe 40% kundër.

Referendumi i vitit 2016 e tronditi politikën britanike duke çuar në konflikte brenda Brexit dhe ndryshime në kryesitë e partisë qeverisëse Konservatore dhe partisë kryesore opozitare, Partinë e Punës.

Në Skoci, ku shumica e qytetarëve votuan për të qëndruar në BE, referendumi ka ringjallur thirrjet për pavarësi, të cilën shumica e Evropianëve e mbështesin, sipas sondazhit nga Euronews/ Redfield & Wilton.

Shumica e pjesëmarrësve në sondazh në Spanjë, Gjermani dhe Itali gjithashtu u përgjigjën se do të mbështesnin kërkesën e një Skocie të pavarur për t’ju bashkuar BE-së. /Euronews/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë