Bota

5 raste të tjera të variantit Delta në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Felipçe ka konfirmuar identifikimin e 5 rasteve të tjera të variantit Delta të koronavirusit.

Sipas tij tri raste janë evidentuar në Shkup, një në Kumanovë dhe një tjetër në Tetovë.

Ai i bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen pasi është e vetmja mundësi për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

“Për të gjitha llojet e mutacionit të Covid, shpëtimi i vetëm për qytetarët është vaksina. Kjo është e vetmja mënyrë për ti dhënë fund pandemisë”, ka thënë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë