Lajme

5 Maji, përplasje mes mbështetësve të PD dhe veteranëve, Basha: Do ndalojmë simbolet e komunizmit me ligj

Nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha nuk mund të mungonin këtë 5 Maj në Varrezat e Dëshmorëve për të kryer homazhet e rastit, por janë përballur me një incident të pakëndshëm.  

Në pritje të kreut të PD, Lulzim Basha, mësohet së mbështetës demokratë janë përplasur fizikisht me veteranët që mbanin në duar pankarta me foto të diktatorit Enver Hoxha. Policia parandaloi përshkallëzimin e situatës me ndërhyrjren në Varrezat e Dëshmorëve.

Pas homazheve, Basha i pyetur për incidentin ku u përfshinë mbështetës demokratë u shpreh se PD është e angazhuar të dërgojë në Kuvend ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit duker nisur me portretin e gjakatarit Enver Hoxha. Duke nderuar dëshmorët e Kombit, Basha shtoi se do të vazhdojnë betejën për lirinë e kërcënuar nga diktatura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë